Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pashkët/ Besimtarët ortodoksë mblidhen në Katedralen e Tiranës

Pashkët/ Besimtarët ortodoksë mblidhen në Katedralen e
Qindra besimtarë ortodoksë, janë duke u mbledhur në Katedralen e Tiranës, për të pritur Pashkët, dhe meshën e mesnatës .

Mesha do të mbahet në orën 00:00, ndërsa do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatosi.

Besimtarët ortodoksë, do të ndezin qirinj që simbolizojnë Jezu Krishtin, ndërsa flaka e tyre sibolizon ringjalljen.

Festa e Pashkëve është festa më e madhe e të krishterëve, ndërsa simbolizon ngjallen e Krishtit tre ditë pas kryeqzimit.

Festa kulmon me fjalinë “Krishti u ngjall”.

Dritare.net ju uron të gjithë besimtarëve të Krishterë, Gëzuar Pashkët./ I.M-Dritare.net