Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pasdite në TVSH i merr publikun Klanit dhe Topit

Pasdite në TVSH i merr publikun Klanit dhe Topit
Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, këtë të hënë startoi emisioni më i ri  i pasdites në Televizionin Publik Shqiptar.  “Pasditja ime” është programi i parë javor me pesë moderatorë, i cili këtë javë  i shpalli luftë zyrtarisht emisioneve të pasdites në Klan Tv dhe Top Channel të drejtuara nga Rudina Magjistari dhe Jonida Shehu. Moderatorët e këtij emisioni do të jenë: Erjona Rusi, Balina Bodinaku, Erjona Shehu, Estela Ujka dhe Eraldo Rexha. Secili nga pesë moderatorët do të ketë ditën e tij gjatë javës.

E hëna do të jetë dita e temave si familja, martesa, shkolla, puna dhe stil jetese e drejtuar nga Erjona Rusi.

E marta do t’i dedikohet temave si udhëtimet, mjedisi, kopështaria, teknologjia dhe turizmi dhe do të drejtohet nga Balina Bodinaku.

E mërkura ose ndryshe “Pasditja e Bardhë” do t’i dedikohet mjekësisë, dietave dhe estetikës dhe do të jetë nën drejtimin e mjekës dermatologe Erjona Shehut.

Dita e enjte do të jetë dita e modës, make up-it, sfilatave, arredimit, blogut dhe modës, e drejtuar nga blogerja Estela Ujka.

Dita e premte i është besuar të vetmit mashkull të kësaj pesëshe simpatike, gazetarit Eraldo Rexha dhe do të jetë dita e showbiz-it dhe çdo gjëje që ka lidhje me të./dritare.net