
Pas publikimit të videos porno flet Donaldi i Big Brother: Po, jam një Kardashian!
E Diel 11 Qershor 2017, 14:02
Dritare.net

Pas daljes nga Big Brother, Elisona dhe Donald kanë qenë të ftuar në Fun Club. Albana e ka filluar bisedën me ta duke ngacmuar Donaldin për videon porno që qarkulloi në rrjetet sociale. Ajo e ka pyetur: A je ti një Kardashian? Donaldi nuk ka ngurruar të përgjigjet duke thënë: Po jam, Kardashian ka gjëra të tjera por dhe ne çunat kemi gjëra të tjera që si ka ajo. Duke nënkuptuar se Kim ka vithet bombastike kurse ai ka diçka tjetër për të zbuluar. Sigurisht që edhe Elisona ka thënë diçka përsa i përket kësaj video, madje ajo ka dalë në krah të Donaldit duke thënë “Nuk e kam parë videon dhe nuk dua të komentoj se nuk isha në djeni të videos. Por do ta mbështes sepse jo ka qenë kur s’ishim bashkë dhe nuk do të ndikojë aspak tek ne.

















