Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikuesja e famshme e modës: Do të mbyllen firma të mëdha luksi, po vjen koha e amatorit!

Parashikuesja e famshme e modës: Do të mbyllen firma të
Nga Hannah Marriott

Li Edelkoort vlerësohet nga markat për aftësinë e saj për të parashikuar dëshirat e klientëve. Në dekadën tjetër, ajo thotë se do të kujdesemi më pak për rrobat e përsosura, sesa për një botë më të drejtë.

Kur Lidewij - ose Li Edelkoort filloi karrierën e saj si një analiste trendesh 45 vjet më parë, njerëzit menduan se puna e saj ishte "magji". "Burrat do të nënqeshnin në fund të dhomës. Por unë kam fituar respekt, sepse kam pasur shumë herë të drejtë.”,- thotë ajo.

69-vjeçarja holandeze është parashikuesja më e njohur e modës, një grua që ka kaluar më shumë se katër dekada duke ndihmuar markat, duke përfshirë Prada, Zara dhe Coca-Cola, për të parashikuar dëshirën e klientit.

Ajo është gjithashtu dekania e studimeve të dizajnit hibrid në kolegjin prestigjioz të modës në Nju Jork, “Parsons School of Design”, një kuratore arti dhe këshilluese në modë dhe dizajn për njerëzit më me ndikim në botë.

Kur e takova, ajo kishte veshur rroba të gjera të Eskandar dhe Issey Miyake, dhe sapo u kishte mbajtur një leksion 100 blerësve dhe shitësve me pakicë në Londër. Me flokët e saj të mrekullueshëm, të errët me thinja si Lily Munster dhe një palë syze të mëdha të zeza, ajo flet ngadalë, me fjali shumë të gjata: kur e interviston të duket sikur po këshillohesh me një psikolog, aq qetë flet.  Asaj i jepet të lëshojë profeci si për shembull: “Unë mendoj se ne do të impresionohemi vërtet shumë nga bluzat.”

Përmes hulumtimeve, intervistave dhe udhëtimeve, ajo krijon ide që po qarkullojnë dhe pastaj përdor intuitën e saj për të parashikuar se cilës prej tyre do t’i japë krahë.

"Mund të punoj 25 vjet përpara.",- thotë ajo. Në vitin 2000, ajo parashikoi që deri në vitin 2025 do të kishte një shkrirje të gjithçkaje që është në kundërshtim. “Puna dhe koha e lirë, burrë e grua, sport shumë intensiv, por edhe dembelizëm dhe meditim. Tani mund të shoh që po bëhet 100% e vërtetë.”

Ajo kurrë nuk ka bërë një parashikim të gabuar. Jo vetëm sepse parashikimet nuk janë shpikjet e saj. "Unë thjesht po e marr dhe po e transmetoj. Nuk është një profesion krijues. Është më analitike.”,- thotë ajo. Ajo e pranon se ndonjëherë gabon me parashikimin e vëllimit të një tendence, shkruan dritare.net

“Pasi pashë që lajmëtarët e Nju Jorkut, të viteve ’80 kishin veshur streçe, mendova që ishte gjë e mirë, do të jetë një prirje. Pak e dija se do të bëhej një biznes miliarda dollarësh.",- shprehet kuratorja.

Për të paktën 10 vjet, thotë ajo, tendencat janë ngadalësuar, duke u bërë rryma të mëdha që mobilizohen me kalimin e kohës. “Kjo më bën të ndihem pak minimaliste, kur kërkoj siguri për të thënë nëse fundet e gjera treçerekëshe do të jenë akoma në modë në vitin 2025."

Në të vërtetë, Edelkoort ka shkuar më larg se kjo. Në vitin 2015, ajo parashikoi vdekjen e industrisë së modës ashtu siç e njohim ne, duke e kritikuar dhe quajtur atë një parodi qesharake dhe patetike",  e duke e titulluar “Manifesti AntiFashion”. Vitin e kaluar, ajo në të njëjtën mënyrë përshkroi edhe Met Gala, duke e quajtur tapetin e kuq një shfaqje "hipnotizuese dhe të lodhur".

Ajo u zemërua aq shumë kur e shkroi atë, dhe tha:” "Unë nuk po njihja as veten", megjithatë këto momente të tregimit të së vërtetës e bënë atë më të popullarizuar. "Kur bëra deklaratën time antifashion, mund të kisha humbur të gjithë klientët e mi, unë futa veten në rrezik. Por ishte koha e duhur. Njerëzit më dërguan mesazhe duke thënë: "Kjo është ajo që ne të gjithë mendojmë!"

"Sidoqoftë,” thotë Edelkoort, “Mjafton të shikoni mbylljet e kompanive me çip blu (janë kompani shumëkombëshe që ka qenë në veprim për disa vite.), siç është Barneys për të parë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga gjërat e zakonshme. Nuk është më tërheqëse për njerëzit që të ndeshin të njëjtën gjë, të vjetërsuar në çdo cep të rrugës. Konsumatori nuk tërhiqet më. Prandaj, zgjohuni njerëz!”,- thotë ajo.

Pas intervistës sonë, ajo paraqet një leksion të dytë, parashikimet më të fundit, të titulluar “E ardhmja e luksit.” Ajo argumenton se në dekadën e ardhshme, ndërsa njerëzit lodhen nga shumëllojshmëria, jeta jonë do të zhvendoset rrënjësisht. Ajo i nxit profesionistët e modës të bëjnë shumë më pak, por ta bëjnë më të mirë dhe më të shtrenjtë. Ajo thotë se suksesi nuk do të shprehet në dollarë, por në nota lumturie, informon dritare.net

"Njerëzit janë një specie e rrezikuar dhe nëse nuk jeni pjesë e ndryshimit të madh nuk jeni relevantë," thotë ajo më pas. “Shumë marka”, argumenton ajo, “do të mbyllen nëse nuk ndryshojnë. Është shumë e vështirë t'i riktheni këto anije të mëdha," thotë ajo. "Është shumë më e lehtë të krijosh një kompani të re tani, sesa ta përshkallëzosh."

Jeta në vitet 2020 sipas Lidewij Edelkoort

"Bibliotekat do të fillojnë të huazojnë rroba, të ofrojnë leksione dhe kurse të shkrimit, të presin ekspozita dhe koncerte", thotë Edelkoort. Ajo beson se ato do të bëhen epiqendrat e qyteteve të vogla dhe fshatrave, pjesërisht të drejtuara nga vullnetarë të komunitetit në këmbim të qasjes. Në Tokio, thotë ajo, tashmë ka biblioteka të bukura, ku njerëzit punojnë dhe darkojnë së bashku. Ajo beson se kjo do të jetë një nga shumë nisma shoqërore që na çojnë përsëri, në përgjigje të gjendjes së shkëputjes së sotme të rrezikshme.

Edhe ngjyrat sipas saj do të jenë më natyrale. Ajo e qepës, e avokados. Janë më pak të ngopura, të ndrydhura dhe melankolike.

Edelkoort beson se format e veshjeve të punës, të provuara dhe funksionale do të jenë të njohura në vitet 2020. "Ne do të tërhiqemi pas gjithë kësaj risie, ndoshta në diçka më të arsyeshme dhe pragmatike," thotë ajo.

Do të ketë ende nevojë për veshje romantike, me bel të lartë; një nevojë për volum. Edelkoort citon stilistin irlandez Simone Rocha si dikush që tani po merr një brohoritje të madhe. Ajo siluetë është argëtuese që të inkurajon të vallëzosh.

Në modë dhe dizajn, do të ketë bashkëkrijim. “Një nga vizionet e mia për të ardhmen është se do të jetë koha e amatorit; njerëzve do t'u jepet mundësia të jenë më kreativë.“, përfundon ajo./Përshtati për dritare.net nga The Guardian: Kadrije Çako/dritare.net