Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paralajmërimi i Ramës për mbylljen e medieve, reagon Basha

Paralajmërimi i Ramës për mbylljen e medieve, reagon Basha
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbylljes së portalit “Jeta Osh Qef” dhe paralajmërimeve të vazhdueshme të mbylljes së mediave të tjera, nga kryeministri Edi Rama.

Basha shkruanse të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha në Tëitter./E.B-dritare.net