
Pandeli Majko viziton Athinën. Ja kënga që i ngritën shqiptarët!
Dritare.net

DILNI SE VJEN PANDELIU!
I
Ç’ ka Athina që gëzohet, bubullin dhe dëbon shiun?
Janë mbledhur emigrantët për të pritur Pandeliun!...
Shkëlqen qiell’ i Atikës, dridhen shkallët e avionit,
tek i zbret gjithë tangërllëk Ministri Emigracionit(?!)
II
Dhe buçasin brohorimat, sokëllimat e miletit.
Qasuni o shqiptarë, kot nuk vjen ky burrë i shtetit!...
Pa po, mblidhen grupe – grupe, krisin llafet, thashethemet,
“Shyqyr që na erdhi Pandi, të na zgjidhen tërë problemet!...”
III
Është ministër mor’ i dashur, ky, s’ i bie kot dybekut,
ky, po kërcëlliti dhëmbët, ja heq kompetencat grekut.
Nuk thua mirë që na erdhi, të papunë jemi, po rrimë,
nuk i japëm një duman, vëmë të marrëm Çamërinë?!…
IV
“Babam, ky s’ ta bo të gjatë, ky përdor forcën e bindjes…”
Djema, ky s’ është Pandi i parë, ky është Pandi i Rilindjes,
Nuk është më aj Pandeliu që gjëmonte brënda, jashtë!
Ia shikoni ato çelsa? – Janë të kasolles me kashtë!...
V
Zbriti Pandi në Athinë, Ministër për Emigrantë!
Po ku e ka ministrinë? – Tek shpellat me diversantë!
Piu kafe me sejmenë, konsuj e ambasadorë!...
Por nuk foli gjysmë llafi. Qaj moj Shqipëri e gjorë!...
VI
Ah or Pandi, të kuptoj! Do justifikuar rroga…
Kohë e trimërisë kaloi! E ka thënë dhe Nasho Goga!...
Arqile Garo
Janninë, janar 2018
(Autori është poet & përkthyes. Poezia satirike botohet me lejen e autorit)

















