Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palermo/ Ja çfarë po ndodh para ndeshjes!

Palermo/ Ja çfarë po ndodh para ndeshjes!
Na ndajnë disa orë nga ndeshja Itali- Shqipëri, por në një nga stadiumet e qytetit është duke u luajtur miqësorja. Jo me lojtarët e skuadrave, por me tifozët e tyre.

Tifozët e Kombëtares Shqiptare së bashku me tifozët e Kombëtares Italiane janë bashkuar për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Dritare.net ju sjell pamje nga këndimi i himneve të secilës skuadër.

Edhe pse kjo është një ndeshje midis tifozëve përsëri përcillen emocionet dhe dinamika që do të ketë përballja.

Festa nga tifozët shqiptarë në Palermo ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me ngritjen e flamurit kuq e zi në çdo institucion, njerëz të veshur me kostume tradicionale e duke kënduar këngë shqiptare.

Janë të shumtë shqiptarët të cilat me mënyra të ndryshme, mbështesin Kombëtaren, duke i uruar fitoren sonte./ dritare.net