Na ndiqni edhe në

Opinione

Sytë me lot Kosovë! 

Sytë me lot Kosovë! 

Nga Ermal Peci
Prej ditës kur Sali Berisha, Ilir Meta dhe Vangjel Dule zgjodhën të vendosnin kandidat Fredi Belerin për bashkinë e Himarës, një personazh me një të shkuar të errët dhe si përfaqësues i interesave shoviniste greke, vendi jonë nuk ka gjetur qetësi. Janë rindezur edhe njëherë vatrat artificiale nga njerëz që përfaqësojnë interesat greke dhe antishqiptare për të rindezur luftën diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Shqipëria nuk i ka zgjedhur fqinjët e vet, as Greqinë, por as Serbinë, e cila emigroi nga Uralet për të ardhur në këto troje ku është sot edhe për të ndezur Ballkanin. Kur në Shqipëri shtrohej çështja Beleri, në Kosovë prej muajsh edhe pse ndërkombëtarët po ndërhyjnë, veriu i Kosovës është kthyer në një arenë konfliktesh. Arenë, e cila po merr jetë shqiptarësh të Kosovës. Ishte viti 2011 kur në Mitrovicë qeveria e Hashim Thaçit dërgoi forcat speciale për të vendosur rendin në një territor, i cili kontrollohej dhe kontrollohet nga krimi në atë kohë, grupe kriminale, të cilat fijet i kanë në Beograd. Hapën zjarr ndaj forcave speciale ku humbi jetën efektivi Enver Zyberi. Sot pas 12 vitesh pa zbardhur e diela në orët e para të mëngjesit grupe kriminale organizuan një sulm terrorrist, ku humbi jetën një pjestar i policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos. Kosova sa herë është duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe është në avantazh në bisedime, bota e errët serbe vepron në një mënyrë të pamëshirshme duke ndezur vatra konfliktesh për të përshkallëzuar situatën. Shkëputja nga politika e së shkuarës dhe shikimi drejt një të ardhme të paqtë duket e pamundur për politikbërjen serbe. Sot sytë e shqiptarëve janë me lot, lot të cilat nuk kanë pushuar prej shekujsh për padrejtësitë, të cilat po i vuajmë në kurriz, por ata lot duhet të na bëjnë më të fortë dhe të na japin guxim për të vazhduar me hapa të sigurt drejt shtetformimit të institucioneve të Kosovës. Sot politika shqipfolëse duhet të jetë krah Albin Kurtit dhe të nisë një ofensivë diplomatike në kancelarit botërore për të bërë me dije se i vetmi vend që nuk do qetësi në Ballkan e quhet Serbi./dritare.net