
Rama: Nuk e harrova Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit! Do marrim 20 mandate
Dritare.net
Në mitingun përmbyllës të fushatës në Tiranë, kryeministri Edi Rama shprehu besimin e tij në një fitore të thellë të Partisë Socialiste në kryeqytet, duke deklaruar: "Do të marrim 20 mandate në Tiranë." Kjo deklaratë erdhi në një periudhë të tensionuar për PS-në, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Është njësoj si ta shohësh krahët drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, njësoj si t’ia presësh këtij shteti këmbët dhe ta rrokullisësh kovë pusi teposhtë. Po Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit, e harrova vallë që nuk e rendita në listën e qarqeve me mandatet e tyre. Nuk e harrova natyrisht, po pse e lashë jashtë listës së mësipërme ndërkohë që brenda nesh debati lidhur me sondazhet, lidhur me të dhënat nga terreni është s enë tiranë do marrim 1 ose dy plus, duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, është jo vetëm kryeqytet dhe qarku më i madh, po është edhe krenaria jonë me madhe, jo si qytetarë, por si shpëtimtarët e saj, i kemi dhënë këtij qyteti të mbytur në llumi i kënetës, sharmin e pamohueshëm të Europës”, tha Rama./K.C/dritare.net

















