Na ndiqni edhe në

Opinione

Dy fjalë për një profesionist, njeri dhe qytetar model!

Dy fjalë për një profesionist, njeri dhe qytetar model!

Nga Prof.asc Eliona Demaliaj- Drejtore e SUOGJ” Mbreteresha Geraldine”


Nuk e kisha menduar që do shkruaja këto rreshta për largimin nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të papritur të Prof.Asc Grigor Zoraqit, një kërkuesi shkencor, pedagogu, gjenetisti dhe drejtuesi të shkëlqyer.
E pamenduar, jo vetëm si pasojë e moshës së papërshtatshme për t’u larguar dhe për t’u bashkuar me mbretërinë e përjetësisë, por dhe për shkak të vitalitetit, përgjegjësive dhe mendësisë së tij.
Prof.asc Grigor Zoraqi, edukuar në Itali në shkencen e gjenetikës, ushtroi aktivitetin e tij të gjate si pedagog i gjenetikës në Universitetin Bujqësor dhe njëkohesisht ka qenë një prej ideatorëve dhe drejtues i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike pranë S.U.O.GJ "Mbretëresha Geraldinë".
Kjo Qendër është krijuar në vitet 2003-2004 në SUOGJ “Mbreterësha Geraldinë” me mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptar të Fëmijëve dhe konsulencën profesionale të Laboratorit Genoma, Itali.

Dy fjalë për një profesionist, njeri dhe qytetar model!
Ka qenë dhe është Qendra e parë dhe e vetme e tillë në Shqipëri dhe ka një rëndësi të veçantë për diagnozën prenatale.
Studioi diagnostikimin para lindjes dhe paslindjes së semundjeve kromozomale apo mbartëse si fibroza kistike, drepanocitoza, talasemite tek fetusi apo i porsalinduri.
Profesionalizmi, aftësia, korrektësia, serioziteti e karakterizonte në çdo hap Prof.asc Grigor Zoraqin.
Jo vetëm profesionist, por njeri që me qetësinë dhe korrektësinë e tij krijonte respekt tek kolegët. Të ngjallte respekt me deshirën e privatësise dhe me respektimin e saj për të tjerët.
Gërshetohej tek ai modesti, profesionisti, pasionanti dhe diskrecioni.
Krenohej me laboratorin e tij, apasionant si askush tjetër për ADN dhe kërkimin shkencor. Djali ishte përkushtimi dhe dashuria e çdo ditë të tij dhe sytë i rrezatonin në çdo sekondë që fliste për të. Ata sy pasqyronin jo vetëm krenari e dashuri, por shumë përkushtim . Perkushtim dhe sakrifice qe vetem nje njeri si Grisha mund ta rrezatonte.
Si komunitet, kolegë të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” e kemi dashur Grigorin dhe sot ndjejmë mungesën e tij. Do na mungojë përshendetja e tij karakteristike sëbashku me çdo gjë profesionale dhe njerëzore që ai përfaqësonte.
Vështirë të gjesh fjalë për të shprehur ngushëllimet në lulen e moshës, por jeta është një teatër, e çuditshme njëkohësisht, dhe midis çudisë dhe absurditetit që e rrethon, besimi në mirësinë dhe trashegiminë e Grishës, na ngushëllon.
Homazhet i shkojnë familjes, djalit dhe të afërmve.

Faleminderit Profesor!/dritare.net