Na ndiqni edhe në

Opinione

Dum Babën!

Dum Babën!

Nga Ilir Demalia

Shqiptari i përulet e vritet ndërmjet veti, për cubat, hajdutët, vrasësit si plaçkitës. Këtë ka bërë e këtë do të bëjë dhe të hënën si komedi, nga që nuk i pjerdh më njeri. Tashmë dalë boje, por kanë çetën e Haxhi Babës.

Këtë soj shtaze si ato që djeg, vjedh, shkatërrojnë si primitivë për të ruajtur plaçkën e vjedhur, si në pushtet, dhe në malet tona të larta dhe ujrat tona të kaltëra, si ata që këndojnë çdo natë si Hoxha në majë të minares, si ata që bëjnë Allahu Ykber poshtë, si ata që rrupasin shtetin sot dhe digjnin dje, këtë soj allasoj e ka përshkruar Faik Konica, aristokrati dhe i lëçituri që linte me gojë hapur me kulturën, sjelljen e tij sallonet e aristokracisë Europiane dhe ato të Washington-it e Bostonit.

Faik Konica

Dekalogu.

Shipëria ka problem moral dhe jo ligjor.

"Po të më pyeste njeri ç'ndryshim ka në mes të popujve të egër dhe popujve të qytetëruar, edhe po të me lutej të përgjigjem shkurt e mirë, në katër a pesë fjalë me kuptim të plotë, - do t'i thosha: popuj të qytetëruar janë ata që kanë për themel Dekalogun ose ndonjë kanun që zë vendin e Dekalogut: popuj të egër janë ata që s'njohin asnjë rregull të këtillë... Do të ma presë njeri fjalën dhe do të më thotë: pse në Francë, në Angli, në Amerikë etj., që janë pa dyshim vende të qytetëruara, a nuk ka për ditë vrasje, vjedhje e njëqind të liga të tjera? - Përgjigjem: padyshim ka dhe do të ketë kurdoherë, këtë s'e mohon njeri. Po vini re një ndryshim me rëndësi shumë të madhe: në vende të shtruara e të qytetëruara krimineli shikohet me sy të keq, si një gjë e fëlliqur dhe e poshtër; secili i ndihmon policisë që ta zërë; edhe në qoftë se shpëton keqbërësi nga të mospaturit mjaft prova, dyshimi që e rrethon arrin për ta ftohur e për ta larguar botën. Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t'i bëjnë udhë kur ik, e fshehin nga i vet-thëni gjyq, nëse i teket ndonjë të vetë-thëni polic sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i 'mendur për të marrë anën e kanunit/ligjit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë: kur i dëgjohet emri në një sallon a mbi udhë, njerëzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; në qendrat e diturisë e shikojnë si një shpellë kafshësh të egra ku s'është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie; në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull i cili s'ka ditur qe më tepër se dy mijë vjet vetëm se të derdhë gjak dhe s'njeh tjetër zanat veç vrasjes. Të tilla fjalë janë thënë mijëra vjet me gojë dhe me pendë... Për cilin vend dhe për cilin popull flas do ta kuptoni menjëherë kur t'ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, por në Evropë... Kur m'u poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problemi i Shqipërisë më tepër se kombëtar ishte një problem moral. Me fjalë të tjera, kuptova se ky popull që të shpëtojë ka nevojë, më parë se çdo gjë tjetër, t'i stërvitet e t'i lartësohet karakteri e t'i spastrohet zemra..."/dritare.net