
Nuk u lejua t'i përcillte fëmijët në banesën e fundit, Marsela Toshi rikthehet në Greqi
E Martë 6 Dhjetor 2016, 17:05
Dritare.net

Ajo nuk u lejua nga familjarët e burrit të saj Naum Toshi të merrte pjesë në varrimin e fëmijëve 7 dhe 4 vjeç që u mbytën nga babai i tyre ndërsa flinin të qetë, shkruan Balkanweb. Pas vrasjes së tyre, Naum Toshi i dha fund edhe jetës së tij duke u vetëvarur.
Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa motivet që çuan në këtë krim makabër u tha se ishin problemet mes çiftit. Këtë gjë e vërtetonte edhe letra e lamtumirës që kishte lënë 41-vjeçari, ku thoshte se gruaja shkatërroi gjithçka dhe se po merrte me vete edhe fëmijët.

















