
Notis Sfakianakis vjen në Tiranë, plas sherri mes shqiptarëve!
Dritare.net

Koncerti me çmime marramendëse, nga 15.500 lekë të reja deri në 21.000 lekë. Ardhja e këngëtarit grek ka shkaktuar shumë debate, pasi Notis Sfakianakis konsiderohet si antishqiptar.
Ka qenë Lori Hoxha ajo që ka ndarë njoftimin për koncertin e tij ku u shpreh: "Jam rritur me muzikën e tij dhe mezi pres ta shijoj live më datë 24 maj. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve aty", tha Lori. Pas këtij postimi e masakruar të gjithë ndjekësit, duke shpërthyer në ofendime mbi racizmin e artistit dhe qasjen e tij antishqiptare. Pas ofendimeve Lori e hoqi postimin.
Gjithashtu, nëpër mediat sociale kanë nisur thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në Tiranë, ku kësaj thirrje i është bashkuar edhe këngëtari Elton Deda i cili thotë se është shumë e ulët të paguash për dikë që të ka konsideruar racë inferiore.
“Nëse ato që thuhen për këtë këngëtar këtu, qëndrojnë, unë si individ dhe si artist që tolerancën ndaj homologëve të mi e kam tejet të ekzagjeruar, do bëhesha me dëshirë një nxitës i bojkotit. Njerëzit që hanë aty ku kanë pështyrë gjithmonë ma kanë shpifur.
Shpresoj që të mos jetë ashtu siç shkruhet në këtë shkrim, se përndryshe do ishte tepër e ulët t’i dhurosh duartrokitje dhe të paguash dike, qe të ka konsideruar racë inferiore”.D.M-Dritare.net

















