
Njollat dhe aknet zhduken si me magji me këtë maskë!
Dritare.net

Fytyra kërkon kujdes të vazhdueshëm, si në aspektin e produkteve të lëkurës ashtu edhe në mënyrën e jetesës.
Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në lëkurën e fytyrë dhe njerëzit shpesh hasen me probleme të tilla si shenja në fytyrë, akne, njolla dielli, rrudha etj.
Për t’i rikthyer fytyrës bukurinë dhe vitalitetin e lëkurës, shumica e njerëzve i drejtohen produkteve të shtrenjta që ofron tregu, por për fat të keq, shumica e tyre janë thjesht joefektive dhe të ngarkuara me kimikate të dëmshme.
Mrekullia që dritare.net sjell për ju më poshtë do të pastrojë, rinojë dhe rifreskojë fytyrën tuaj në mënyrë të sigurt dhe pa kosto!
Maska që ju propozojmë është krejtësisht natyrale dhe përbërësit e saj janë të gjitha të dobishme për lëkurën. Ajo heq të gjitha papastërtitë dhe e bën lëkurën të shëndetshme dhe të lëmuar.
Përbërësit e saj kryesor janë soda bukës dhe uthulla e mollës, të cilat me siguri të dyja i keni tashmë në kuzhinën tuaj. Efektet e kësaj maske do t’ju mahnitin!
Kjo është mënyra se si ta përgatisni.
Përbërësit:
- Sodë buke
- Uthull molle
- Mjaltë
- 1/2 limon
Mënyra e përgatitjes:
Shtoni një lugë çaji uthull molle në gjysmë gote uji. Në një enë tjetër, hidhni pak sodë buke dhe shtoni ngadalë përzierjen e ujit me uthullën. Shtojini kësaj ene, lëngun e gjysmë limonit dhe përziejini mirë derisa të arrini një masë homogjene.
Përdorimi:
Pastroni mirë fytyrën për të hapur poret dhe për të eliminuar të gjithë makeup-in. Pastaj, përdorni një copë të butë për ta thatë atë. Aplikoni maskën në mënyrë në mënyrë uniforme dhe lëreni atë të veprojë për 5-10 minuta. Pastaj, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Në një periudhë të shkurtër kohore, lëkura juaj do të rifitojë shkëlqimin natyral dhe të shëndetshëm./dritare.net

















