Christian Panucci tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare. Ai u prezantua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehu bindjen e tij se Christian Panucci do të japë më të mirën për përfaqësuesen tonë. Por jeta e tij private është e panjohur për publikun. Pannuci është i fejuar me një balerinë italiane mjaft simpatike e cila quhet Samanta Togni. Ajo nuk ka nguruar ta urojë partnerin e saj për detyrën e re. “E lumtur për ty. Ditë e bukur! Dita jote”, ka shkruar Samanta në Instagram. Kujtojmë se Pannuci më herët ka qenë i martuar me Isobel. Nuk dihet ende nëse Samanta Togni do shpërngulet në Shqipëri për t’i qëndruar pranë bashkëshortit.