
Nisi si shaka dhe alarmoi ushtrinë amerikane/ Adhuruesit e alienëve mblidhen në zonën 51
E Shtunë 21 Shtator 2019, 08:08
Dritare.net

Edhe pse ishte thjesht një postim në facebook, kjo ngjarje mblidhi 2 milionë klikime dhe njerëz nga tërë bota, që shqetësoi ushtrinë amerikane.
“Zona 51” është një ndër zonat më misterioze në botë, vendi sekret në SHBA ku forcat ajrore amerikane thonë se testojnë armët e reja sekrete ushtarake, ndërsa të rinjtë thonë se ka UFO.
Ushtria kërkoi nga facebook të mbyllë postimin, ndërsa deklaroi se do të mbronte me çdo kusht zonën.
Gjithsesi zona u rrethua vërtet nga entuziastët e teorive të alienëve, edhe pse organizimi nisi si shaka. Megjithatë, ishin shumë pak në numër.
Ato pak të rinj që shkuan, hasën vështirësi në akomodim, pasi zona është e pabanuar, dhe hotelet nuk ekzistojnë./ I.M-Dritare.net

















