Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis protesta e 37-të para Kryeministrisë


Qytetarët kanë dalë në protestë për të 37-ën ditë radhazi në kryeqytet, duke vijuar tubimet e tyre në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Protesta, e cila fillimisht nisi në mënyrë paqësore me kërkesa për transparencë lidhur me një investim prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe shitjen e tokës shtetërore, ka marrë më pas edhe zhvillime të tensionuara. Në disa raste janë shënuar përplasje para Kuvendit, të cilat kanë përfunduar me arrestime.

Nga bulevardi, protestuesit vijojnë të kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha./dritare.net