Zhaklin Lekatari: Përdorni lodrat e seksit, dhe teknologjinë për seks në karantinë!
Dritare.net

Në një komunikim live në Dritare.net gazetarja dhe blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari ka folur në lidhje me marrëdhëniet në çifte dhe jetën seksuale gjatë kohës së karantinës.
Lekatari ka thënë se ende nuk ka studime që koronavirus mund të transmetohet përmes lëngjeve biologjike.
“Nuk ka ende studime përsa i përket infektimit, përmes lëngjeve bilologjike, sekrecioneve të ndryshme, ose spermës. Por ka informacion përsa i përket marrjes së virusit përmes fekaleve. Kjo do të thotë se duhet të kemi shumë kujdes, që të ruajmë veten dhe partnerit”
A duhet të kemi marrëdhënie seksuale?
“Nëse jemi në një marrëdhënie të gjatë, të martuar ose jetojmë me partnerin, dhe asnjë nga partnerët nuk del jashtë ose në punë, atëherë nuk ka asnjë problem që të kryeni marrëdhënie seksuale, por duke pasur gjithmonë kujdes, edhe tek masat higjienike, por duke evituar marrëdhënien anale. Nëse njëri nga partnerët shkon në punë përditë, atëherë vendimi merret në partneritet me njëri-tjetrin.”-tha blogerja.
Lekatari ka thënë më tej se ne mund të përdorim lodrat e seksit, por edhe teknologjinë për marrëdhëniet tona seksuale në këto kohë.
“Ekspertë të ndryshëm sugjerojnë që të përdorim edhe lodrat e seksit, dhe të luajmë me veten. Seksi virtual, seksi përmes telefonave inteligjentë, do të jetë prezentë në këto kohë, dhe do na shoqërojë edhe pas përfundimit të koronavirusit”
“Gjatë kësaj kohe, mundohuni të mos mbeteni shtatzënë, sepse sjellja e një fëmijë është një vendim i rëndësishëm, dhe është e këshillueshme që të bëjmë disa vizita para se të merret vendimi për shtatzëninë. Dhe këto vizita duhen shmangur për shkak të situatës në spitalet tona këto kohë” –tha blogerja./ I.M-Dritare.net
