
Xhamia më e veçantë në Ballkan, ndodhet në Delvinë!
E Shtunë 11 Maj 2024, 08:08
Dritare.net
Xhamia më e veçantë në Ballkan ndodhet në Delvinë. Për një mijë e një arsye. Historia dhe emri i xhamisë, janë unike. Quhet xhamia e Gjin Aleksit, dhe është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine.
Brenda kësaj xhamie jetojnë tri kulte, xhamia vetë, një kishë dhe teqeja e bektashinjve.
Për më tepër kjo xhami është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, për nga forma dhe ndërtimi i saj me harqe.
Xhamia e Gjin Aleksit nuk ka vetëm histori fetare, ka edhe histori kulturore, kinematografike, njerëzore. Këtu është xhiruar një pjesë e filmit “Njeriu me top”! E mbani mend këtë skenë?!
gn:center; text-overflow:ellipsis; white-space:nowrap;">A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)View this post on InstagramView this post on Instagram

















