
Vrasja e çiftit shqiptar në Itali/ Zbulohen prova të reja!
E Premte 26 Mars 2021, 22:10
Dritare.net
Sipas medieve italiane, një provë e re është gjetur në njërën prej valixheve ku u gjetën të vrarë e të copëtuar çifti shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho. Në dorezën e njërës prej valixheve janë gjetur gjurmë të ADN-së të një burri. Nga ana tjetër policia ka gjetur edhe gjurmë ADN-je të përzier, me shumicë gjurmësh femërore. Elona Kaleshi, e cila ishte e dashura e djalit të çiftit, Taulant Pashos dhe vëllai i saj janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e çiftit deri tani. Teksa hetimet vazhdojnë, nga ADN-ja e përftuar, nuk është idendifikuar asnjë person./M.M-dritare.net

















