Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Gomonia rrezikoi të fundosej për shkak të defektit në Vlorë. Policia kufitare shpëton 12 persona

Video/ Gomonia rrezikoi të fundosej për shkak të defektit në

Policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar 12 persona të cilët ndodheshin në një gomone e cila rrezikoi të fundosej për shkak të një defekti.

Pronari i mjetit lundrues njoftoi policinë përballë portit të Vlorës për defektin që kishte pësuar gomonia.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kufitare bënë të mundur shpëthimin e 30 vjeçarit, pronarit të mjetit lundrues dhe 11 turistëve nga Polonia, Franca, Izraeli dhe Belgjika.

Shërbimet e Policisë Kufitare pasi kanë tërhequr drejt portit mjetin lundrues ku ndodheshin turistët, kanë kryer verifikimet nga të cilat ka rezultuar se mjeti lundrues i dalë në lundrim nga SPK Triport, është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Mjeti lundrues u bllokua dhe shtetasi E. L. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 100 000 lekë, bazuar në Ligji Nr. 43/2020 "Për operatorët turistikë detar"./K.C/dritare.net