
Nga Edlira Ruzi
Me ardhjen e vjeshtës “mbijnë” ngado kungujt. Recetat më të shumta vijnë nga Amerika, për faktin se origjina e përdorimit të kungujve si ushqim për njerezit ka nisur atje. Sipas arkeologeve, kungulli “u zbut” nga meksikanët , sepse më parë ishte më i vogel, më i fortë dhe i hidhur. Meqë tani I kemi më të ëmbël e më të bukur, përse të mos i përdorim?
Receten e kësaj embelsire e mora nga libri i Betty Fussell, një studiuese amerikane e cila ka mbledhur receta të vjetra që nga indianët e Amerikës e deri te komunitetet që kanë shkuar rishtazi ne USA. Quhet “buke kungulli” dhe ndryshe nga recetat e tjera, në liber thuhej se përberësit do të mjaftonin për 2 kekë.
Receta
1 kungull dimeror, 1kg
380 gr miell
3 veze
120 gr gjalpe
300 gr sheqer kaf
1 luge kafe me kanelle
1 luge kafeje me kripe
1\2 luge kafeje me arre moskat (dhe pak piper te bardhe-fakoltative)
1 pakete baking poëder
2 grushte me bajame e stika.(ose frutat e thata qe preferoni sepse nuk ndryshon gje ne strukturen e kekut)/ Dritare.net

















