Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendimi i KAS, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e Sali Berishës!

Vendimi i KAS, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankimimin e Sali Berishës!

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka marrë në shqyrtim animimin e Sali Berishës, për vendimin e KAS që në zgjedhjet e 14 majit të regjistrohej PD e Enkelejd Alibeajt.

Berisha kërkon regjistrimin e PD me të si kryetar. Trupa gjykuese që po shqyrton këtë çështje përbëhet nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare); Esmeralda Xhili (Anëtare); Alma Kolgjoka (Anëtare).

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, tha se PD nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Kolegj Zgjedhor dhe Sali Berisha nuk legjitimohet.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesja e KQZ-së. Kolegji tha se formalisht kërkesat janë shqyrtuar nga KAS dhe gjykata duhet ta marrë në shqyrtim./A.ZH-dritare.net