
Papa Francesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare! Papa Françesku vdiq sot, të hënën, 21 prill. Papa ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në spitalin Gemelli.
Ishte Kardinali Farrell, i cili me pikëllim njoftoi vdekjen e Papa Françeskut, me këto fjalë:
“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku.
Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe kishës së Tij.
Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht më shumë ndaj më të varfrit dhe më të dobtit"./L.F-dritare.net

















