
Horoskopi javor i Luanit 21- 27 prill 2025 nga Christine Haas
E Diel 20 Prill 2025, 21:09
Dritare.net
Para se të veproni mendohuni disa herë gjatë kësaj jave sepse përndryshe mund të gaboni dhe do shkatërroni çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo periudhë do fillojë me qetësi, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Herë pas here do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t'i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat. /dritare.net

















