Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ura e Viroit drejt përfundimit!

Ura e Viroit drejt përfundimit!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të shtunën pamje dhe detaje nga ecuria e punimeve në Urën e Viroit në Gjirokastër.

Rama bën të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit dhe përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombinoje që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino.

"Ura e Viroit Drejt përfundimit punimet, ku përfshihet ndërtimi i një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimi i një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino
Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit
Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve"-shkruan Rama