Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Universiteti i Durrësit nxjerr vendimin: Nuk ka mësim në auditorë, përveç studentëve që diplomohen!

Universiteti i Durrësit nxjerr vendimin: Nuk ka mësim në

Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit, ka publikuar vendimin e senatit akademik të këtij universiteti në lidhje me vijimësinë e procesit të mësimit për vitin akademik 2019-2020.

Sipas njoftimit, studentët nuk do të kthehen më në mësim për këtë vit, pasi atë do e përfundojnë online, ndërsa me 1 qershor në mësim do të kthehen vetëm studentët e viteve të fundit që diplomohen këtë vit.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të ligjit për arsimin e lartë, të Statutit dhe Rregullores së Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe urdhërit të Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve për “Marrjen e masave për mbylljen e vitit akademi 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID 19”, Senati Akademik i UAMD-së vendosi:??
? Të marrë masat për rikthimin në auditorë me datë 1 Qershor 2020, të studentëve të të gjithë cikleve të studimit që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, për përsëritjen e leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike. ??
Të miratojë ndryshimet në kalendarin akademik 2019-2020 si më poshtë:??
? 1 Qershor-21 Qershor, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master. ??
? 22 Qershor-28 Qershor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare. ??
? 29 Qershor-12 Korrik. Sezoni i provimeve. ??
? 13 Korrik-19 Korrik, zhvillimi i provimeve të mbartura. ??
? 20 Korrik-26 Korrik, mbrojtja e temave të diplomave/zhvillimi i provimit të formimit.??
? 27 Korrik-6 Gusht, përmbyllja e dokumentacionit për diplomim për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master. ??
? 1 Shtator-28 Shtator, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të parë dhe të dytë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të parë të ciklit të studimeve master.??
? 22 Shtator-4 Tetor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare.??
? 5 Tetor-18 Tetor, sezoni i provimeve.??
? 19 Tetor-25 Tetor, zhvillimi i provimeve të mbartura.??
? Të vijojë mësimin në distancë për të gjitha ciklet e studimit deri në realizimin e plotë të planit mësimor të miratuar.??/ I.M-Dritare.net