Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Flasin qytetarët!

Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Flasin qytetarët!

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Qytetarët e pyetur nga DritareTV u shfaqën të ndarë për lëvizjet në qeveri. Një pjesë i konsiderojnë të domosdoshme ndryshimet dhe largimin e Ballukut, duke e cilësuar si një vendim të vonuar. Të tjerë u shprehën indiferentë.

Një pjesë e qytetarëve u shprehën se do të mund të japin një vlerësim vetëm pasi të shohin performancën e ministrave të sapoemëruar.

Duhej të ishte bërë më përpara. Nëse ka shkelje, mirë ja bëjnë që e heqin,” – shprehet një qytetar, duke theksuar se përgjegjësia duhet të jetë parësore.

Të tjerë e shohin lëvizjen si pjesë normale të funksionimit të qeverisë.

“Po punuan mirë, le të rrinë. Po s’punuan mirë, le të ikin. Askush s’është i pazëvendësueshëm,”- thotë një tjetër.

Megjithatë, nuk mungojnë as zërat indiferentë, që shprehen të lodhur nga politika.

“S’kam haber fare. Të bëjnë çfarë të duan. Nuk merrem me politikë,”

Një pjesë e qytetarëve preferojnë të mos japin një gjykim të menjëhershëm, por të presin rezultatet konkrete.

“T’i shohim në punë ministrat e rinj, pastaj flasim,” – thotë një qytetar, duke theksuar se performanca do të jetë prova e vërtetë.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në Qeveri duke shkarkuar edhe Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila është nën hetim nga SPAK për korrupsion.

Ndryshimet në Qeveri:

Albana Koçiu zv.kryeministre-zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakaçi ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-zëvendeson Toni Gogun/E.P-dritare.net