Turizmi në Shqipëri/ INSTAT: 1.4 milionë të huaj kanë vizituar vendin në 1 muaj!
Dritare.net

Klima e turizmit në Shqipëri ka përjetuar një përmirësim të ndjeshëm dhe këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuara nga Instituti i statistikave (INSTAT).
Sipas të dhënave m të fundit, rezulton se 1 milion e 403 mijë e 333 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë vetëm gjatë muajit korrik. Pra, numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend gjatë pikut të sezonit turistik është 21.1 % më i lartë se një vit më parë.
Sipas të dhënave, në korrikun e këtij viti, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë: Spanja, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48,0 %, krahasuar me korrikun e vitit 2021.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti janë 2 011 041. Tregues që rezulton me një rritje 22,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-it.
Sipas INSTAT-it, rreth 1. 3 milionë shtetas kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu 97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut./M.K/dritare.net