Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Turisti nga SHBA vret me thikë gruan në një hotel në Shkodër!

Turisti nga SHBA vret me thikë gruan në një hotel në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një turist nga SHBA ka vrarë bashkëshorten në një hotel në Shkodër dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pedonales së Shkodrës, në një hotel.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./E.P-dritare.net