Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tuneli i Llogarasë, hapen 2 km e para!

Tuneli i Llogarasë, hapen 2 km e para!

Pas 5 muajsh që prej nisjes së punimeve, tashmë janë hapur 2 kilometra në tunelin e Llogarasë. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama, bashkëshoqëruar edhe me foto. Sipas kreut të qeverisë, punimet po vazhdojnë intensivisht, shumë para afatit kontraktual falë edhe formacionit të favorshëm gjeologjik.

Tuneli i Llogarasë, hapen 2 km e para!

Tuneli i Llogarasë, do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë, hapen 2 km e para!

Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./L.F-dritare.net