
Tom Doshi: Do të marrim 4 mandate. Nuk pranoj koalicion me PD, PS po!
E Hënë 26 Prill 2021, 12:12
Dritare.net
Tom Doshi nga Shkodra tha se në këto zgjedhje pretendon të fitojë 4 mandate, dy në Shkodër dhe dy në Tiranë. Në një prononcim të shkurtër për mediat Doshi tha se është i gatshëm të bëjë koalicion paszgjedhor me PS, por jo me PD.
"Kam 2 mandate në Shkodër dhe 2 i pretendoj në Tiranë. Vota do të shkojnë për PSD. Për koalicion paszgjedhor do të isha i gatshëm të bëjë me PS dhe jo me Bashën", tha Doshi. Ai dha dorëheqjen e parevokueshme nga lidershipi i PSD si dhe nga mandati i deputetit në rast se do e marrë./L.F-dritare.net

















