Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të dhënat e fundit/ Bota nën pushtimin e koronavirusit, gjysmë milionë njerëz të infektuar!

Të dhënat e fundit/ Bota nën pushtimin e koronavirusit,

Bota po përjeton ditët më të zeza të viteve të fundit, për shkak se koronavirusi ka goditur globin, ndërsa ka vrarë mijëra persona.

Miliona njerëz në mbarë botën janë mbyllur në shtëpitë e tyre, ndërsa shtete të tëra, qendra globale, metropole e qytete të mëdha janë mbyllur totalisht.

Italia dhe Spanja kanë përjetuar në 24 orët e fundit orë të ferrit, pasi në Spanjë janë shënuar 655 viktima dhe në Itali 712.

Sipas të dhënave të fundit në rang global, janë infektuar më shumë se gjysmë milioni njerëz, konkretisht 519 899 persona.

Nga të dhënat deri më sot kanë vdekur 23 592 persona, dhe janë shëruar 123 296 të tillë.

Aktualisht në botë janë të infektuar 373 011 persona, ndërsa sipas OBSH epiqendra e koronavirusit është Europa./ I.M-Dritare.net