Numri i viktimave në ulje, por shifrat e fundit tregojnë një tjetër fakt të frikshëm për koronavirusin në Itali!
E Enjte 26 Mars 2020, 18:06
Dritare.net
Shifrat e fundit që raportuan situatën aktuale të koronavirusit në Itali, dëshmuan se shqetësimi më i madh sot, ishin infektimet e reja. Në 24 orët e fundit, numri i infektimeve të reja shkoi në 4492. Në ndryshim nga e mërkura, kur shifrat shënuar 3491. Pra rreth një mijë raste më shumë.
Pas katër ditësh rënie, kurba e infektimeve në Itali, po rritet sërish. Kjo është shqetësuese për vendin. Ndërsa numri i viktimave sot pësoi një rënie nga dy ditët e mëparshme. Italia është vendi më me shumë viktima në Evropë. Dhe me këto ritme, duket se nuk do të vonojë edhe shumë kur Italia, të mbajë vendin e parë në botë, për numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, dhe viktimave./L.F-dritare.net