
Koronavirus/ 3.3 milionë të papunë, shënohet rekord në SHBA
Dritare.net
Numri i njerëzve pa punë në SHBA ka rritur në një rekord të lartë pasi ekonomia është bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirus. Janë gati 3.3 milionë njerëz të regjistruar për të kërkuar përfitime nga papunësia për javën e shkuar, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.
Rekordi i mëparshëm u vendos në 1982-shin, kur kërkesat e papunësisë arritën në 695,000, informon dritare.net
Rritja e papunësisë vjen në një kohë kur janë mbyllur restorantet, baret, kinematë, hotelet, palestrat. Kompanitë e makinave kanë ndaluar prodhimin dhe udhëtimi ajror ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Sipas ekonomistëve, një e pesta e fuqisë punëtore është në bllokim.
Zyrtarët shtetërorë, të cilët analizojnë pretendimet e papunësisë, kanë raportuar se janë të mbingarkuar nga kërkesat për përfitime. Por analistët thanë se situata mund të jetë edhe më e keqe nga sa tregojnë të dhënat tani.

















