
Mjeku që i shpëtoi Ebolës mesazh, Rama: Ta dëgjojnë ata që na kritikojnë!
E Enjte 26 Mars 2020, 17:05
Dritare.net
Kryeministri Rama, ka publikuar pak minuta më parë, një video të një mjeku në New York, i cili flet për situatën e vështirë me të cilën po përballen, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, Rasti i parë, në New York, shprehet doktori, ishte në 12 mars, ndërsa për pak javë numri është rritur ndjeshëm. Por jemi ende në fillim shprehet ai.
“Këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit”, shkruan Rama, duke iu përgjigjur zërave kritikë, që shprehen se masat e marra nga qeveria janë të tepërta./L.F-dritare.net

















