Doktori amerikan: Unë i mbijetova Ebolës, por kam frikë nga koronavirusi
Dritare.net
Dr.Craig Spencer ka punuar si epidemiolog në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Në 2014 u infektua me Ebola, ndërsa kujdesej për pacientët në Guinea. Por koronavirusi e frikëson atë. Tashmë ai është drejtor në sektorin Shëndetit të Emergjencës Globale, në New York. Ai shprehet se e nis ditën duke pirë një filxhan të madh të madh me kafe, pasi e pret një punë e lodhshme. Ndërsa dita përfundon duke hequr rrobat e punës jashtë shtëpisë, dhe duke iu shmangur sa më shumë djalit të tij.
Dita e tij është e mbingarkuar, ku në çdo moment njoftohet se pacientët po përkeqësohen.
“Njoftim: Pacienti ka frymëmarrje të dobët, ka ethe.
Sërish njoftim: Presioni i gjakut i ulët, frymëmarrja e dobët.”
Dhe në një moment të ditës, kupton se ora ka ecur dhe ai nuk ka pirë as edhe një gllënjkë ujë.
Por sado e keqe të jetë dita, ai e di që e nesërmja do të jetë më e vështirë. Ai shprehet se tani është vonë për ta ndalur virusin, por ka një këshillë të vlefshme se si mund të shkëputet zinxhiri i infeksioneve në mënyrë që e nesërmja mos të jetë më e vështirë se e sotmja.
“Distancimi social është e vetmja mënyrë që mund të na shpëtojë. Mbase do të dëgjoni njerëz që thonë se nuk është e vërtetë, se situata nuk është edhe aq keq. Jo, situatë është keq. Ju mund të dëgjoni njerëz që thonë se koronavirusi, nuk mund t’ju prekë. Jo, mundet. Bëni pjesën tuaj, qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt. Unë i mbijetova Ebolës, por kam frikë nga koronavirus”./L.F-dritare.net