
Video/ Dolën nga shtëpitë, gjobiten 1200 qytetarë
Dritare.net
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar në Facebook se janë gjobitur 1200 qytetarë pasi nuk respektuan rregullin për qëndrimin në shtëpi, dhe lëvizën rrugëve me këmbë apo biçikletë.
Lleshaj paralajmëron se të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e koronavirusit do të ndëshkohen.
Në postimin e Lleshajt thuhet:
“Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. NUK ka zgjidhje tjetër.
Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. ASKUSH nuk do të tolerohet.”

















