Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tashmë me ngjyra, filmin Koncert në vitin 1936 mund ta shihni online për disa ditë!

Tashmë me ngjyra, filmin Koncert në vitin 1936 mund ta shihni online

Koncert në vitin 1936 është tashmë premierë në YouTube, pas restaurimit të bërë së fundmi duke u dhënë mundësinë të gjithëve që ky film, të shikohet me ngjyra. Filmi do të qëndrojë online nga data 25.12.2022, ora 20:00 deri në datë 1.1.2023 ora 20:00.

“Me njoftimin e shpëtimit nga çngjyrosja pa kthim e filmit "Koncert në vitin 1936", me regji të Saimir Kumbaros e skenar të Kiço Blushit, tanimë i restauruar mjeshtërisht duke e bërë të pavdekshme lojën mbresëlënëse të Robert Ndrenikës, Mirush Kabashit, Margarita Xhepës e me radhë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.


Filmi Koncert në vitin 1936 u restaurua në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi, nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Negativi origjinal i figurës është në gjendje të dekoloruar, ku kanali i ngjyrës së kuqe ka humbur plotësisht./L.F-dritare.net