SPAK del me njoftim zyrtar për operacionin në Elbasan: Masa sigurie për 21 persona
Dritare.net

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, për përfshirje në organizatë kriminale. Masat janë dhënë për; një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat. Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë vënë masa e detyrimit me paraqitje. Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në privat, ndërsa Artan Hoxha për pjesëmarrje në grup kriminal.
"Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi - 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme..", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net