Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sotiraq Naçi: Në Shqipëri e kanë zhvlerësuar qëllimisht punën dhe njeriun e punës!

Sotiraq Naçi: Në Shqipëri e kanë zhvlerësuar

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Naçi shprehet që në Shqipëri i ka humbur vlera e punës dhe se është zhvlerësuar qëllimisht puna e njerëzve. Naçi për të treguar këtë përveç historisë së tij rrëfen edhe një histori të një minatori që kishte takuar pas shumë vitesh te zyrat e sigurimeve shoqërore pasi nuk merrte dot pensionin.

“Ju tregoj një shembull me Manush Myftiun, i cili na çoi në Bulqizë për inspektim dhe sepse një nga sekretarët e partisë atje kishte thënë që me paratë që merr minatori ia ka kaluar 5 herë rrogës së kryeministrit dhe ne na nisën ekip atje dhe Manush Myftiu na kërkoi të raportonin. Shkuam dhe bëmë tre raporte për këtë minator që e bënte me të vërtetë atë punë dhe e meritonte rrogën. Por çfarë ndodhi shumë vite më vonë, në vitin 2017 kur unë vij në Shqipëri për pensionin tim pashë në zyrat e sigurimeve shoqërore minatorin hero të minierave të kromit Ndue Çepuli, i cili bënte katër norma në galeri. Minatori nuk merrte dot pensionin pasi i kishin humbur vitet e punës në minierën e Bulqizës. Minatori vinte vërdallë zyrave, ai ishte ai minatori që vajtëm ne atëherë dhe na çoi Manush Myftiu për raportim, njeriu që unë e dija mirë kush ishte. Katër norma bënte në atë kohë dhe unë e gjeta në vitin 2017 aty te zyrat e sigurimeve pasi nuk i ishte dhënë akoma pensioni pasi nuk i figuronin vitet e plota që kishte pasur në punë. Prandaj po flas jo vetëm në emrin tim por edhe të shumë shqiptarëve në Shqipëri, që në Shqipëri i ka humbur vlera e punës dhe e njeriut. Në Shqipëri është zhvleftësuar qëllimisht puna e njerëzve, prandaj nuk ka vlerë puna”, u shpreh Sotiraq Naçi në emisionin “Shqip”./Dritare.net