Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot mot me shi!

Sot mot me shi!

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.


Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje – lindje të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Në det do të ketë valëzim të forcës 1 ballë.