Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot gjyqi në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku kërkesë për transmetimin live!

Sot gjyqi në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku kërkesë

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) do të zhvillohet sot seanca për gjyqin në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Velija, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, 16 persona të tjerë dhe 12 shoqëri tregtare ose organizata jofitimprurëse.


E fundit është mbajtur me 15 prill dhe u shty për shkak se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk zbatoi urdhrin e gjykatës për të njoftuar Erion Veliajn. Kryebashkiaku ka bërë kërkesë që seancat gjyqësore të transmetohen live për mediat.


Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë.