Sot 84-vjeç/ Pas një muaji Berluskoni shërohet nga kovid
Tuesday 29 September 2020, 23:11
Dritare.net

Ka qenë një betejë e gjatë ajo e Berluskonit me kovid. Pas një muaji, më në fund testi ndaj koronavirusi ka rezultuar negativ. "Ndjehem si një luan në kafaz", kështu e përshkoi ai pak kohë më parë gjendjen e tij. Ai do t'i nënshtrohet sërish një testi për të rikonfirmuar rezultatin negativ. Ai mori trajtim të specializuar në spitalin e San Raffaele në Milano. Sot ai mbush 84-vjeç dhe kjo duket të jetë dhurata më e mirë për ditëlindje./L.F-dritare.net






