Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berluskoni në fazë delikate/ Tri ditët e ardhshme vendimtare për të!

Berluskoni në fazë delikate/ Tri ditët e ardhshme vendimtare

Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë së Silvio Berluskonit. Këtë mëngjes Profesori Alberto Zangrillo në San Raffaele, spitalin ku po trajtohet ish-kryeministri italian i infektuar me koronavirus, tha se ai është në një faze delikate. Berluskoni po reagon mirë ndaj trajtimit, u shpreh doktori, por ende nuk mund të themi se pacienti e ka kaluar fazën e vështirë. Berluskoni trajtohet me Remdesivir, ilaçi i vetëm anti-viral i autorizuar deri më tani për trajtimin e infeksioneve të virusit Sars-Cov-2. Dhe tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë./L.F-dritare.net