
Ka ngarkesë të lartë virale/ Virologu tregon me çfarë po e kurojnë Berluskonin!
Dritare.net
Massimo Clementi, drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë dhe virologjisë në spitalin San Raffaele në Milano, i intervistuar nga Corriere della Sera, ka folur për gjendjen shëndetësore të Silvio Berluskonit.
Ai tha se Berluskoni po mbahet pa oksigjen dhe po trajtohet me Remdesivir pasi në tamponin e Cavaliere kishte një ngarkesë të lartë virale.
Clementi shpjegoi se:
Remdesivir u krijua për të luftuar Ebolën, nuk është specifik për koronavirusin e ri, por funksionon në këtë rast, nëse përdoret në fazat e hershme. Është një terapi që mund të bëhet vetëm në spital dhe kjo është arsyeja pse u gjykua e nevojshme që Berluskoni të shtrohej në San Raffaele. Është thelbësore të monitorohen hap pas hapi, efektet e këtij trajtimi.
Eksperti shtoi se, zgjedhja e këtij trajtimi dëshmon se infeksioni është i kufizuar për kopjim viral. Me fjalë të tjera, Berluskoni nuk u ndesh me stuhinë e famshme të citokinës, informon dritare.net. Ai thjesht po lufton me virusin dhe nga pikëpamja e frymëmarrjes gjërat po shkojnë mirë. Por sipas virologut, Berluskoni është një pacient i brishtë.
Ai ka pasur probleme me prostatën dhe zemrën. Klinikët duhet ta marrin parasysh këtë. Pas shumë testeve negative, e fundit, javën e kaluar, doli pozitive dhe me një ngarkesë të lartë virale. Dhe ky ishte një element që sugjeronte shtrimin në spital dhe përdorimin e antiviralëve./K.C/dritare.net

















