Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berluskoni lë spitalin: Prova më e rrezikshme e jetës sime!

Berluskoni lë spitalin: Prova më e rrezikshme e jetës sime!

Silvio Berluskoni la spitalin San Raffaele ku u shtrua për të marrë trajtim pasi u infektua me koronavirus. Ky ishte testi më i rrezikshëm, u shpreh sot Berluskoni. Që prej 3 shtatorit, ai ishte i shtruar në spital në Milano, ndërsa tani do të vijojë të qëndrojë i izoluar në rezidencën e tij, në Arcore, deri sa të marrë një përgjigje negative nga tamponi.

" Ishte prova më e rrezikshme e jetës sime dhe e them i mbushur me emocione. Falë profesionalizmit të mjekëve ia dola". Këto ishin fjalët e para të Silvio Berlusconi, pasi la spitalin sot rreth orës 11.30.

"Derisa virusi të çrrënjoset, secili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit dhe transmetimit te të tjerët", u shpreh ish-kryeministri italian./L.F-dritare.net