Pas një muaji, Berluskoni sërish me koronavirus: Ndjehem si një luan në kafaz!
E Diel 27 Shtator 2020, 09:09
Dritare.net
Silvio Berluskoni është ende pozitiv ndaj Covid gati një muaj pas pasi ka marrë infeksionin. Ndonëse nuk shfaq më simptoma, rezultati i tamponit të fundit, ishte sërish pozitiv. Për Corriere della Sera, miqtë e tij janë shprehur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka thënë se ndjehet si një 'luan në kafaz'.
Më 29 shtator, presidenti i Forza Italia mbush 84 vjeç, por për të këtë vit nuk është planifikuar (të paktën deri më tani) asnjë festë.
Ai la spitalin e San Raffaele-s, rreth dhjetë ditë më parë, ku mori trajtim të specializuar./L.F-dritare.net