
Silvio Berluskoni familjarisht me koronavirus!
Dritare.net
Silvio Berlusconi rezultoi pozitiv me koronavirus. Forza Italia e njoftoi këtë në një njoftim për shtyp. "Pas një kontrolli të mëtejshëm parandalues - lexohet në deklaratë - Presidenti Berlusconi doli pozitiv për Sars-Cov-2. Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative".
"Unë do të jem i pranishëm në fushatën zgjedhore me intervista në TV dhe gazeta dhe sipas kufizimeve të vendosura nga pozitiviteti im ndaj koronavirusit.”tha vetë Berlusconi.
Me Silvio Berlusconin, djali e tij Luigi dhe vajza Barbara gjithashtu dolën pozitivë. Barbara përjetoi simptoma që po zgjasin disa ditë./ I.M-Dritare.net

















