
Si sot 85 vjet më parë filloi Lufta e Dytë Botërore
Dritare.net
Më 1 shtator 1939 filloi "Lufta e Dytë Botërore" (1939-1945), me sulmin e Gjermanisë hitleriane kundër Polonisë. Në përgjigje të këtij akti, Anglia dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë. Por pararendëse të Luftës II Botërore ishin agresionet e armatosura të ndërmarra në vitet '30 të shekullit XX nga Japonia militariste kundër Kinës, Italia fashiste kundër Etiopisë e Shqipërisë dhe Gjermania naziste kundër Austrisë e Çekosllovakisë. Në procesin e zhvillimit të Luftës II Botërore veprimet luftarake u shtrinë në 40 shtete dhe në të gjitha oqeanet, si dhe në shumicën e deteve të rruzullit tokësor. Në radhët e ushtrive ndërluftuese dhe të rezistencës antifashiste u përfshinë 110 milionë luftëtarë. Në Koalicionin Antifashist, që u krijua gjatë luftës, u përfshinë 50 shtete nga të gjitha kontinentet, që përfaqësonin Rezistencën Antifashiste Evropiane dhe Botërore. Në krye të këtij koalicioni qëndronin: Anglia, BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) dhe SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Koalicioni Antifashist ishte aleanca më e madhe që ka njohur historia botërore. Në Luftën II Botërore njerëzimi pësoi humbje të mëdha. Numri i të vrarëve në përfundim të luftës arriti në 50 milionë veta. Në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes humbën jetën mbi 12 milionë njerëz. Populli shqiptar, i bashkuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, u rreshtua që në fillim në Aleancën Antifashiste Botërore përkrah aleatëve të mëdhenj: Anglisë, BRSS dhe SHBA. Këta të fundit, me deklaratat zyrtare të dhjetorit 1942, njohën zyrtarisht popullin shqiptar si pjesëmarrës në këtë aleancë. Lufta II Botërore përfundoi me fitoren e Koalicionit Antifashist. (Në fotografi: Konferenca e Jaltës, 1945 (Churchill, Roosevelt, Stalin).
Taketi. Eialor enciklopedik chaintor Völl/ Burimi: AHF

















